LAJME

LVV në Prizren kritika pushtetit lokal për dështim të përfitimit të grantit të performancës

LVV në Prizren kritika pushtetit lokal për dështim të përfitimit të grantit të performancës
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Shkurt 2024, 12:58

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, ka kritikuar pushtetin lokal se ka dështuar të përfitojë nga granti i performancës.

“Komuna e Prizrenit, për vitin 2022 nuk arriti të jetë përfituese e grantit të performancës që jepet nga Qeveria, Bashkimi Evropian dhe Zvicra, si pasojë e mospunës dhe rezultateve të dobëta të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj dhe drejtorëve të tij.

Komuna e Prizrenit duke mos qenë fituese e grantit të performancës e ka humbur mundësinë që të investojë në projekte kapitale të cilat do të ndikonin në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Edhe njëherë theksojmë se – Shaqir Totaj si udhëheqës i pushtetit lokal, për dy vite ( 2022 – 2023 ) të qeverisjes së tij, afër 16 milionë euro të buxhetit të komunës i shkuan në suficit në mungesë të projekteve për qytetin e Prizrenit.”, thuhet në fund të këtij postimi nga Qendra e LVV në Prizren.

 
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika