LAJME

LVV: Me Qeverinë Kurti, Serbia nuk është as në pesë vendet e para të importit në Kosovë

LVV: Me Qeverinë Kurti, Serbia nuk është as në pesë vendet e para të importit në Kosovë
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Nëntor 2024, 11:00

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e pesë shteteve që importojnë më së shumti mallra në Kosovë.

Sipas të dhënave që ka publikuar kjo parti, Serbia nuk është as në mesin e pesë shteteve të para për import në qeverisjen e tyre, ndërsa që në të kaluarën sipas tyre ka qenë shteti që ka importuar më së shumti në Kosovë.

Turqia, Gjermania, Kina, Greqia e Shqipëria janë shtetet që importojnë më së shumti mallra në Kosovë sipas të dhënave që ka publikuar LVV.

Qeveria e Kosovës kishte ndaluar hyrjen e mallrave serbe në Kosovës, pas sulmit terroristë në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar.

Kjo ndalesë është ndryshuar në tetor të këtij viti para takimit të Samitit të Procesit të Berlinit më 14 tetor pas kërkesës së Gjermanisë për zhbllokim të CEFTA-s.

Mallrat serbe aktualisht hyjnë vetëm përmes pikës në Merdar të cilat u nënshtrohen një kontrollit të plotë.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika