Home LAJME LVV i përgjigjet Abdixhikut: Viti 2025 e dëshmon kush po bllokon përpjekjet për qeveri

LVV i përgjigjet Abdixhikut: Viti 2025 e dëshmon kush po bllokon përpjekjet për qeveri

0
LVV i përgjigjet Abdixhikut: Viti 2025 e dëshmon kush po bllokon përpjekjet për qeveri

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili sot kritikoi LVV-në për mungesë përpjekjesh për të krijuar shumicë parlamentare.

Në një postim në Facebook, Manxhuka ka ironizuar qëndrimin e Abdixhikut, duke thënë se viti 2025 tregon qartë se kush ka bërë përpjekje për formimin e qeverisë dhe kush i ka refuzuar ato.

“Lumir Abdixhiku me arrogancë tha se në vend të mbledhjeve të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së më mirë me u pasë përpjekë me partitë me bë shumicë. Ndërkaq, kështu duket viti 2025 sa i përket përpjekjeve të LVV-së dhe propozimit të alternativave karshi bllokadës së vazhdueshme të subjektit të tij dhe jo vetëm”, ka shkruar Manxhuka.

Ai ka përmendur disa data kyçe që sipas tij dëshmojnë përpjekjet e LVV-së për bashkëpunim.

“9 shkurt 2025 – Zgjedhjet Parlamentare; 6 prill 2025 – Ftesë për Kryetarin e LDK-së, refuzohet ftesa; 30 prill 2025 – Ftesë për Kryetarin e PDK-së dhe LDK-së – LDK refuzon ftesën, PDK kushtëzon emrat e gjithë kabinetit qeveritar; 5 maj 2025 – Ftesë për takim me kryetarin e LDK-së, refuzohet ftesa; 26 qershor 2025 – Aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese; 27 qershor 2025 – Ftesë për të gjitha subjektet parlamentare; 27 qershor 2025 – Albulena Haxhiu: “Nëse në votim të fshehtë nuk i marrë 61 vota, unë tërhiqem” 26 gusht 2025 – Ndërrohet emri për Krykuvendar pas vendimit të GjK-së, votohet Dimal Basha; 26 tetor 2025 – LVV nuk merr votat në Kuvend për formimin e Qeverisë së re, opozita nuk voton dhe 4 nëntor 2025 – LVV mandaton Glauk Konjufcën për Kryeministër, opozita sërish refuzon”, ka shkruar tutje Manxhuka.

Manxhuka ka lënë të kuptohet se bllokada politike në vend nuk është përgjegjësi e LVV-së, por e partive opozitare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here