LAJME

LVV- Guxo- Alternativa- PSHDK sërish së bashku

LVV- Guxo- Alternativa- PSHDK sërish së bashku
TV Prizreni
TV Prizreni
8 Maj 2026, 07:50

Lëvizja Vetëvendosje, GUXO, ALTERNATIVA dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK) do të garojnë sërish së bashku si koalicion në zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit 2026.

Kryetarët e partive përkatëse më 08.05.2026, kanë nënshkruar Marrëveshjen e Koalicionit. Nënshkrimin e kanë hudhur Albin Kurti, Faton Peci dhe Donika Gërvalla, Mimoza Kusari-Lila dhe Zef Morina.

“Ky nuk është një bashkim i përkohshëm, por një qëndrim politik i vendosur për të qeverisur me përgjegjësi, për të mbrojtur interesin shtetëror dhe për ta vendosur qytetarin e Republikës në qendër të çdo vendimi” – ka njoftuar GUXO.

Sipas GUXO-s, hyjnë në këtë marrëveshje me bindjen se shteti forcohet vetëm përmes drejtësisë që vepron, institucioneve që funksionojnë dhe një qeverisjeje që nuk i shmanget llogaridhënies.

“Lufta kundër korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia qytetare nuk janë premtime, por detyrime që burojnë nga besimi i qytetarëve” – shkruan në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika