Dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) të martën në Liqenin e Ujmanit për të ndihmuar në gjetjen e një mërgimtari që dyshohet se vdiq pasi u hodh në ujë dy ditë më parë, Lëvizja Vetëvendosje e ka quajtur si “zbarkimin e parë në veri të kësaj force”.
Në një postim në Facebook, kjo parti e ka shpërndarë fjalimin e ministrit në detyrë të Mbrojtjes dhe krahas saj ka shkruar: “FSK për herë të parë si ushtri në veri të vendit”.





