- Reklama -

​LVV edhe sot insiston në votim të fshehtë

Lëviza Vetëvendosje edhe sot do të insistojë që përmes votimit të fshehtë ta zgjedh kryekuvendarin. Kështu deklaroi deputeti nga kjo parti, Hekuran Murati pak para nisjes së vazhdimit të trembëdhjetë, të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Murati tha se tashmë nga opozita ka një barrikadim dhe kërkesë për ndryshim të kandidatit të propozuar nga LVV për kryetar të Kuvendit.

- Reklama -

“Tani ka një bllokadë dhe barrikadim nga opozita dhe insistojnë që të ndryshohet kandidati mos të respekt e drejta kushtetuese e LVV-së në këtë rast si parti fituese e zgjedhjeve…Seanca do të vazhdoj aty ku ka mbetur aty ky kemi mbetur është mungesa e kuorumit për vendimmarrje për të votuar komisionin për votim të fshehtë. Pra, është e pamundur që të dilet apo ndryshohet nga kjo rrjedhë sepse jemi në një situatë sepse herën e fundit apo edhe dy-tri situata paraprake ka mungesë kuorumi”, tha ai.

Murati shpreson që tashmë opozita ka reflektuar dhe do të zhbllokohet procesi i formimit të parlamentit.

“Shpresoj dhe uroj që opozita të ketë reflektuar në mënyrë që të zhbllokohet procesi dhe të dcim përpara me formimin e institucioneve, ne kemi bërë çmos përgjatë gjithë këtij procesi që prej mbajtjes së seancës së parë apo fillimit të seancës konstituive që të ofrojmë mundësitë dhe idetë të ofrojmë mundësi për zgjidhje që të dalim nga ky ngërç po e kemi parë që reflektimi ka munguar gjithsesi sidomos tek pjesa e konstituimit të Kuvendit”, tha ai.

Deputetët do të tentojnë edhe sot ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës, në një seancë e cila pritet të nis në ora 10:00.

Ata të mërkurën kanë dështuar të konstituojnë Kuvendin në përpjekjen e 12-të. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari i LVV-së, sërish insistoi që zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të ndodh përmes votimit të fshehtë.

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka nisur më 15 prill dhe procesi ka ngecur te zgjedhja e kryeparlamentarit, pasi LVV-ja, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po arrin të sigurojë 61 votat e nevojshme për kandidaten e tyre, Albulena Haxhiu.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort