LAJME

Lutfi Haziri për takimin me Kurtin: Prezantuam qëndrimet e LDK për tema të mëdha

Lutfi Haziri për takimin me Kurtin: Prezantuam qëndrimet e LDK për tema të mëdha
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Maj 2021, 16:12

Nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri ka folur për takimin e sotëm me kryeminsitrin e Kosovës Albin Kurti.

Haziri në Facebook ka shkruar se i kanë dhënë qëndrimet e LDK për temat nacionale e në fokus të veçant për bisedimet me Serbinë.

Ai shkrimit i ka bashkangjitur edhë një fotografi ku shihet bashkë me kryetarin e Lidhjes Demorkatike të Kosovës Lumir Abdixhiku në zyrën e kryeministrit Kurti.

“Me kryetarin e LDK’së, Lumir Abdixhikun, zhvilluam një takim me kryeministrin Kurti, ku i prezantuam qëndrimet e partisë për temat e mëdha për vendin, duke ia dorëzuar në formë të shkruar”, ka shkruar ai.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika