Numri dy i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri ka thënë se partia që drejton Lumir Abdixhiku respekton vullnetin qytetar.
Përmes një reagimi publik, Haziri ka thënë se koha është për durim.

“Pa LDK-në as nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese. LDK respekton vullnetin qytetar dhe në mënyrë të përgjegjshme e pret Kryetarin e saj me na udhëheq në pjesën e tretë të zgjedhjeve, atë paszgjedhore. Koha për durim!” – thuhet në reagimin e nënkryetarit të LDK-së.
Ai ka lavdëruar kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku sic tha ai, organizimin e parafushatës, “proces fushate shembull dhe solli në ditën e zgjedhjeve standard të ri në politikë”.
“LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie. Ky rend shtëpie dhe kultura jonë politike e solli Lumir Abdixhikun në krye të LDK-së, i cili e mban rendin e shtëpisë” – deklaroi ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.