Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, deklaroi se kryeministrit Albin Kurti, nuk po i beson më as elektorati i tij. Ai shtoi se sikur të mos ekzistonte Qeveria, qytetarët do të gjenin më lehtë zgjidhje për krizat në vend.
Seanca për grevën po vazhdon që nga mëngjesi i së enjtes.
Lushtaku tha të enjten në Kuvend se Qeveria po shfaq arrogancë të madhe, e sipas tij, ajo nuk po dëshiron t’i zgjidhë problemet me grevën në arsim.
“Mbi 25 mijë mësimdhënës që me të drejtë i kanë zgjedhur organet e veta, kanë të drejtën t’i bëjnë kërkesat. Ne kur e kemi ftuar këtë debat i kemi bërë thirrje edhe Qeverisë edhe SBASHK-ut që të arrihet një marrëveshje, ku të gjitha palët janë të kënaqura. Janë akumuluar shumë probleme nga pandemia, shtrenjtimi i rrymës, i çmimeve. Ligji i pagës minimale, i pagës së sektorit publik, që ndikojnë në përditshmërinë e qeverisjes lokale e qendrore, por që ndikojnë edhe në jetën e qytetarëve dhe të bizneseve”, deklaroi Lushtaku.