LAJME

Lushtaku: Hoxhaj me unitet të plotë u zgjodh kandidat për kryeministër

Lushtaku: Hoxhaj me unitet të plotë u zgjodh kandidat për kryeministër
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Dhjetor 2020, 17:26

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku thotë se në takimin e kryesisë së PDK-së me unitet u zgjodh Enver Hoxhaj si kandidat për kryeministër.

Lushtaku thotë se e mbështetë fuqishëm kandidaturën e Hoxhajt për kryeministër.

Ai tregon se PDK shumë shpejtë do të paraqesë edhe kandidatët për deputetë.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot, në takimin e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, me unitet të plotë, kemi caktuar profesorin e nderuar, ushtruesin e detyrës së kryetarit të partisë, z.Enver Hoxhaj, si kandidat për kryeministër të vendit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat do të mbahen së shpejti.

Në cilësinë e nënkryetarit dhe anëtarit të kryesisë por edhe si kryetar i Degës së PDK-së në Skenderaj, e mbështetës fuqishëm këtë kandidaturë të zotit Hoxhaj për kryeministër të vendit.

Profesor Hoxhaj është pa dyshim kandidati më i mirë, i cili me bagazhin e tij akademik e profesional, do të jetë alternativa më e mirë për ta drejtuar qeverinë e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës së shpejti do të paraqesë edhe listën e kandidatëve për deputetë, me figura të shquara të cilat do të jenë zëri më i mirë i qytetarëve të vendit në parlamentin e Kosovës. SL

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika