LAJME

Lushaku: S’kemi ende ftesë nga LVV-ja për takim

Lushaku: S’kemi ende ftesë nga LVV-ja për takim
TV Prizreni
TV Prizreni
31 Korrik 2026, 12:03

Nënkryetarja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se nuk ka ende ftesë nga Lëvizja Vetëvendosje për vazhdimin e bisedimeve lidhur me formimin e institucioneve.

Ndarjen e pozitave ajo e ka quajtur çështje të dorës së tretë, teksa ka shtuar se ka parime bazë.

“Nuk ka ndonjë ftesë tani meqë edhe janë përmbyllë proceset për çka e kishim ndërprerë dialogun tonë me Vetëvendosjen sa i përket institucioneve. Sapo të kemi një takim dhe të kemi dialog edhe marrëveshje do t’ua bëjmë të ditur, nëse do të ketë marrëveshje”, ka thënë ajo.

Lushaku-Sadriu ka deklaruar se LDK-ja do që parimet e veta t’i imponojë në çdo marrëveshje që arrin.

“Jemi parti që qartësisht jemi të orientuar nga Perëndimi, i kemi vlerat tona bazike që dëshirojmë t’i imponojmë në çdo marrëveshje dhe në çdo krijim partneriteti. Dialogu mbi partneritetin dhe mbi një marrëveshje eventuale ndërtohet mbi parime edhe mbi pozitat, por fillimisht mbi parimet. Kah duam t’i orientojmë objektivat e programit tonë e pozitat janë çështje e dorës së tretë”, u shpreh ajo./EO

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika