Lumnije Rakaj është kandidate për deputete në Kuvendin e Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, e cila garon me numrin 51 në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare.
“Në shërbim të qytetarëve, me përkushtim dhe përgjegjësi gjithmonë! Që nga themelimi i Partisë Demokratike të Kosovës, kam qenë pjesë e pandashme e rrugëtimit dhe angazhimit politik, duke bartur me vete një bagazh të gjatë përvoje, pune dhe kontributi në shërbim të shoqërisë dhe arsimit” – theksoi ajo.
Ajo u zotua se do të bëhet zë i qytetarëve me përkushtim dhe përgjegjësi.
“Sot, me besim dhe përgjegjësi, kandidoj për herë të parë për deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e PDK-së – partisë së vlerave të lirisë, shtetformimit, demokracisë dhe zhvillimit. Mirënjohëse për besimin e dhënë nga kandidati për kryeministër Bedri Hamza. Falenderim i veçantë për kryetarin Shaqir Totaj për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme” – shkruan Rakaj.
Tutje, kandidatja Rakaj kërkoi mbështetjen e qytetarëve në zgjedhjet e 7 qershorit.
“Në këtë garë, kërkoj mbështetjen tuaj që zëri i përvojës, përkushtimit dhe punës së ndershme të jetë pjesë e institucioneve të vendit. Në listën e kandidatëve do të më gjeni me numrin 51. Për një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe me më shumë shpresë për secilin qytetar! Na priftë e mbara në këtë rrugëtim të përbashkët!” – përfundoi Rakaj.