Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka replikuar me kryeministrin e Kosovës, ku ky i fundit përmendi disa pika se si mund të arrihet marrëveshja finale Kosovë Serbi, duke thënë se asociacioni i Komunave Serbe nuk mund të bëhet në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi.
Lumir Abdixhiku: Sot me 2 shkurt 2023, Albin Kurti e pranoi Asociacionin

Abdixhiku tha se pikërisht sot Albin Kurti e pranoi Asociacionin e Komunave Serbe duke e akuzuar atë për mos transparencë për dialog e duke ftuar atë për raportim në Kuvend.
“Unë besoj se kjo data e sotme e 2 shkurtit 2023 është datë e pranimit të AKS nga kryeministri i Kosovës. Po më vjen mirë që më në fund, kryeministër po i respekton marrëveshjet ndërkombëtare të prilli 2013. E ki mbështetjen e LDK për marrëveshje, por edhe për Asociacion që të themelohet në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës”, tha ai.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Sinjale pozitive për marrëveshje VV-LDK për formimin e institucioneve të reja

Poslishti vazhdon traditën e humanizmit, organizohet aksioni i dhurimit vullnetar të gjakut

Kolona në kufi, mbi dy orë pritje për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë

