LAJME

Lumir Abdixhiku: Nëse nuk tërhiqet ndryshimi në Ligjin për Zgjedhje, Kurti na dërgon në zgjedhje

Lumir Abdixhiku: Nëse nuk tërhiqet ndryshimi në Ligjin për Zgjedhje, Kurti na dërgon në zgjedhje
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Prill 2021, 20:12

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar se partia e tij nuk do ta votojë Vjosa Osmanin për presidente në rast se kryeministri Albin Kurti nuk do ta tërheqë reformën në Ligjin për Zgjedhje.

Abdixhiku ka thënë më tej se tentimi për ta ndryshuar Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme është shantazh ndaj opozitës.

Ai ka bërë thirrje Kurtit që të tërheq këtë iniciativë.

“Nëse ky ligj nuk tërhiqet, kryetiministri Kurti do të na dërgojë në zgjedhje. “, tha ai.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika