LAJME

Lumir Abdixhiku: Në mesnatë presim dekretin për shpërbërjen e Kuvendit

Lumir Abdixhiku: Në mesnatë presim dekretin për shpërbërjen e Kuvendit
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Mars 2026, 21:40

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se subjekti i tij ka bërë vazhdimisht përpjekje për të bërë një marrëveshje edhe politike, edhe për një konsensus të gjerë për zgjedhjen e presidentit, por LDK s’ka pasur fuqi të sigurojë ato 85 vota.

Ai tha se tani kur kanë mbetur më pak se dy orë deri te skadimi i afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, pret që në mesnatë të bëhet shpërbërja e legjislaturës aktuale.

“Kosova po futet drejt një procesi të ri zgjedhor. Në orën 12:00 të mesnatës pret dekretin për shpërbërjen e Kuvendit dhe sa më parë edhe nisjen e konsultimeve për përcaktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, ka theksuar Abdixhiku në një deklaratë për media.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika