- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar populiste dhe të paditur Qeverinë që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti, për menaxhim të krizës me energji elektrike.
Në seancën e parlamentit ai ka thënë se Kosova është vonuar gjashtë muaj për të shpallur gjendjen emergjente.
“Të tjerët kanë vepruar shpejt. Kanë bërë zgjidhje. Të gjitha i furnizojnë qytetarët me energji. Kosova s’mund ta bëjë dhe bëhet lajm ndërkombëtarë. Prandaj këtu kriza është e veçantë. S’bëhen lajm ndërkombëtarë të tjerët, por Kosova sepse të tjerët gjendjen e emergjencës e kanë shpallur në tetor edhe kur çmimet ishin më lirë e kriza më e lehtë. Ne sot jemi në dhjetor, katër ditë para përfunduar viti e tek sot gjashtë muaj pasi ka nisur kriza, e tre muaj pasi tjerët shpallën emergjencën, ne nisëm të dëgjojmë masat e Qeverisë, me gjashtë muaj vonesë. Është menaxhim krize, s’mund të kesh rezultat të mirë. Qeveria jonë populiste siç është verës kur tjerët merreshin me problemet e energjisë, kjo Qeveri shpërndante parulla se e ka zhvillimin më të madh në Evropë sa që po arrin edhe Kroacinë. Kryeministri që i ka krejt, na thotë se ajo s’blihet se s’konservohet në frigorifer. Për këtë janë fajtor krejt, secili përveç tij. Po flet me popullizëm. Është më shumë se padituri. Është krizë. Çmimi kontraktohet”, ka thënë ai.
Sipas tij, qytetarët nga Qeveria Kurti s’duhet të presin ndryshime për energjinë.