LAJME

Lulzim Kabashi, sërish kandidat për kryetar të Prizrenit

Lulzim Kabashi, sërish kandidat për kryetar të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Gusht 2021, 13:40

Kryetari i degës së AAK, Lulzim Kabashi, sërish do të jetë kandidat i këtij subjekti politik për kryetar të Prizrenit. Zyrtarizimin e tij e kanë konfirmuar për TV Prizreni burime të besueshme brenda AAK-së.

Ndryshe, garës për kryetar të komunës së Prizrenit, i kanë hyrë kryetari aktual nga radhët e LVV, Mytaher Haskuka, i cili do të ketë për rival në zgjedhjet e 17 tetorit, Shaqir Totajn e PDK, Anton Quni të LDK, Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate, Lulzim Kabashin nga AAK dhe, Afrim Tejecin nga AKR.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika