LAJME

Luljeta Veselaj-Gutaj tërhiqet nga kandidimi në zgjedhjet e 7 qershorit

Luljeta Veselaj-Gutaj tërhiqet nga kandidimi në zgjedhjet e 7 qershorit
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Maj 2026, 13:19

Ish-deputetja dhe anëtarja e Partia Demokratike e Kosovës, njëherësh drejtoresha aktuale e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka bërë të ditur se nuk do të jetë kandidate në zgjedhjet e ardhshme.

Përmes një shkrimi në facebook, Veselaj-Gutaj tha se vendimi erdhi pas një reflektimi të thellë dhe nuk ka qenë aspak i lehtë, duke përmendur sfidat dhe përvojat e saj gjatë proceseve të mëparshme zgjedhore.

Ajo ngriti shqetësime lidhur me drejtësinë, transparencën dhe mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve në proceset zgjedhore, duke theksuar se parregullsitë dhe abuzimet me pushtetin nuk duhet të prodhojnë apati apo tërheqje nga jeta demokratike.

“Demokracia nuk përcaktohet vetëm nga fitorja ose humbja. Ajo përcaktohet nga guximi i qytetarëve për të marrë pjesë, për të folur dhe për t’i mbajtur institucionet përgjegjëse”, thuhet në reagimin e saj.

Veselaj-Gutaj u bëri thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të marrin pjesë në procese demokratike, të votojnë me ndërgjegje dhe të mbrojnë integritetin e votës dhe liritë demokratike.

Ajo theksoi se, ndonëse po tërhiqet nga kandidatura, nuk po largohet nga vlerat demokratike dhe angazhimi për mbrojtjen e tyre.

Në fund, Veselaj-Gutaj falënderoi qytetarët për besimin dhe mbështetjen ndër vite, duke shtuar se e ardhmja e demokracisë mbetet në duart e qytetarëve.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika