- Reklama -

Lulja ose një jetë e pikturuar në Prizren

Në prag të 70 vjetorit të lindjes dhe 50 vjetorit të krijimtarisë artistike të Luljeta Gorancit

Afrim Demiri

- Reklama -

Nuk është lehtë të jesh prizrenas, aq më parë nuk është lehtë të jesh artist në Prizren. Estetika klasike e qytetit të lashtë të sfidon në çdo hap, ose si vlerë kulminante ose si preokupim, frymëzim i përhershëm që ta jep Prizreni. Këto ndjenja të mbizotërojnë, kur duhet të shkruash për Luljeta Kujtimi- Goranci, karikaturistën e parë në Kosovë dhe piktoren e dhjetra, qindra punimeve të shpërndara gjithandej nëpër botë.

Kur mendon se ke dalë nga një qytet muze dhe ke hyrë në një banesë prizrenase, mashtrohesh lehtë! Në të vërtetë nga muzeu i hapur, vizitori hyn në një galeri të hapur punimesh artistike, derisa mikëpritëse është vetë piktorja Lulja. Që në hyrje, në të dy anët e korridorit të pret portreti i të shenjtës Nanës Tereze, pastaj piktura e Hamamit të qytetit e zhytur në tone nostalgjike të kohës e deri tek ornamentet e ndryshme të enëve të qeramikës të cilat të ftojnë për një mëny të begat artistike.

Prizreni në vitet e 70-ta, artit shqiptar i dhuroi dy karikaturistë, të cilët në punimet tyre nënshkruheshin me dy pseudonime karakteristike: njëri si “Therrë Murrizi” e tjetri si “Lulja”. Ishin këta Ramadan Zaplluzha dhe Luljeta Kujtimi-Goranci, që trokitnin fuqishëm në botën e artit. Luljeta, duke folur me pietet për Ramadanin e ndjerë, tregon se si kishte filluar ta kultivoj artin e karikaturës.

“Në atë kohë isha e vetmja karikaturiste, fuqia shprehëse e karikaturës më mahniste, më dukej se vija fitonte fuqi vetëm në karikaturë, duke shpalosur karakteret e inidvidit”, pohon Lulja, derisa kujton që në ndërkohë edhe Lule Krasniqi kishte publikuar karikatura nëpër revistat tona të kohës dhe posaçërisht në revistën humoristike “Thumbi”.


Dy Lule sfidonin mentalitetin e kohës nëpërmjet artit të karikaturës. Karikaturat e saja, krahas edhe punimeve të tjera, në ekspozita kolektive ishin ekspozuar në Kosovë, Maqedoni, Vojvodinë , Shqipëri e gjetiu. Ndërkaq katër ekspozitat personale, Lulja në prag të 70 vjetorit të lindjes si dhe të 50 vjetorit të krijimtarisë së saj artistike, i kujton si katër ngjarje të veçanta të jetës artistike.

Qeramika, qelqi, letra, pëlhura janë materialet që piktorja Lulja, flet për strukturën, për vetitë dhe përshtashmërinë e tyre, derisa tregon se si i ngjyrosë me plot emocione. Mozaiqet, ornamentet dhe motivet janë të vjelura nga Prizreni, me kujdesin estetik.

Prizreni është motivi im i përjetshëm dhe nuk ka vepër art që e përfshinë të tërin, sa mendon që e ke krijuar një hark përfshirës tipik për të, sa të hapen edhe dhjetra të tjerë me plot motive”, shprehet ajo duke u ndjerë krenare që Prizrenit historik, ka arritur t’i dhurojë shumë punime të saj, të cilat ia shtojnë bukurinë atij.

“Me vite punimet e mia kanë qenë të ekspozuara në Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, ndjehem mirë që punimin tim të Mic Sokolit, ua kam dhuruar trashëgimtarëve të familjes së tij, me rastin e 125 vjetorit të Lidhjes”, pohon Lulja.

Artit të saj ia shton një përmasë të veçantë, ndjenja e saj mirënjohëse.

“Nuk ka personalitet që ka mbështet çështjen tonë kombëtare, që nuk i kam punuar ndonjë vepër artistike, që nga çifti Klinton, Clarkut, kryetarit Bajden, e deri tek piloti i parë i NATO-s që bombardoi Serbinë, etj”, thekson ajo.

Mirënjohja si art, apo arti si mirënjohje vijnë të bashkëdyzuara në krijimtarinë e zj.Lulja. Si kundërshpërblim, ajo na tregon dhjetra medalonësh falënderues, që kishte pranuar nga ata për punimet e saja. Shën Tereza, ishte motivi i saj i përhershëm.

“Nuk e di as vet, sa portrete të saja i kam punuar”, pohon ajo më zë të ultë, që kumbon si një lutje e qetë!

Portreti saj qëndron edhe në Selinë e Vatikanit.

“Është frymëzimi im, e ndjejë frymën e saj dhe dua ta zbatoj saherë që punojë më fëmijë me aftësi të kufizueme dhe të prekur nga Sindromi Down”, thekson ajo me modesti për punën e çmueshme që e bën falas, për bartjen e ndjenjës estetike të së bukurës tek fëmijët.


Arti i Godancit, shpesh ka komunikuar me lexuesit, nëpërmjet ilustrimeve të aq shumë revistave dhe librave, qofshin shkollor apo artistik. Një poezi e poetit të vrarë nga serbët Ymer Elshani, ishte përcjellë me një ilustrim të saj, sikundër që poezitë e poetit të ndjerë rom Kujtim Paçakut, ishin ilustruar gjithashtu me punimet e saja.

“Ilustrimet e tilla janë një provokim i veçantë për piktorin, sikur hyn në një botë të huaj artistike, por pastaj e sheh se je identifikuar aq shumë me të sa prodhon vepra të fuqishme sa fuqia shprehëse letrare”, shpjegon ajo punën e saj si ilustratore veprash.

Shija për estetizmin e saj, thotë se i buron nga nana e saj, kurse përkushtimi për punën, nga babai.

“Nana më njoftonte me veshjet tona popullore, me shoqen time të fëmijërisë, Edi Shukriun, në ditët e tregut në Prizren, shkonim nga një shitëse në tjetrën dhe i shikonim punimet e moçme, të qëndisurat në rrobet tona popullore”, kthehet në kohën e shkuar ajo, aty ku kishte filluar dashuria e saj edhe për modelimin dhe dizajnin.


Vajzat e saja Sivona dhe Albana kishin vazhduar punën e saj në modelim dhe dizajn, kurse Vlora iu kishte përkushtuar ekonomisë.

Ajo sot e asaj dite vuan pse nuk është bërë filigraniste, por motivet e filigranizmit i kishte transformuar në ornamentet e pasura të pasqyruara nëpër enë të rralla të qeramikës. Prizreni për të nuk ishte vetëm qytet historik, as vetëm kryeqyetet shpirtëror i shqiptarëve.

“Prizreni për mua është qytet art, artistikja në të pikon”, thekson ajo derisa ndjehet mirë që e ka bagatuar estetikën e tij, nëpërmjet shumë veprave.

Për Lulen, motivi i luleve mbizotëron nëpër punime. “Nuk është çudi shprehet ajo, janë të gjitha lule prizrenase, janë lule të fëmijërisë sime që janë kultivuar nëpër shtëpitë tona”, sqaron ajo kodin e fshehur krijues.

Laureatja e shpërblimit vjetor për kulturë në Prizren, dhe i shumë çmimeve dhe mirënjohjeve, kërkon që arti ta përçon ndjenjën e tolerances, përtej kufizimeve dhe urrejtjes.

“Arti duhet të provokon artistikisht, por nuk duhet të ngjallë urrejtje”, pohon ajo duke folur për kartikaturat e gazetës “Charlie Hebdo”. Ajo ndjente keqardhje që karikatura të ketë ngallë aq mllef. Sipas saj asnjë formë e artit nuk është krejtësisht realist, në çdo realizëm ka një tis magjik që e fuqizon veprën artistike.


Shumëçka ka mbetë peng në punën e saj 50 vjeçare. “Ende besoj që kam kohë që pesë motive të parealizueshme deri më sot, t’i realizoj”, pohon ajo.

Njërin prej tyre nuk e fsheh, synonte që portretin e nuses prizrenase, gjatë ceremonisë së zbukurimit me pika, ta përjetësoj në një pikturë. Pastaj heshtë pë një kohë! Mbase mendonte për Vrapuesen e Prizrenit, apo tek portreti i Bekim Fehmiut, ku ta dimë duhet ta presim ekspozitën e saj të pestë.

Akuarel, akuarel është fjala që e shqipton më së shpeshti gjatë bisedës, disi flet si për një gjuhë të saj ngjyrash dhe ka frikë se mos nuk po e kuptojmë që tonaliteti i ngjyrave për të është kryesori. “Jo të gjitha materialet janë të përshtatshme për akuarel, shpesh shkollat tona nuk i kushtojnë rëndësi punës praktike, por përvoja ime ka qenë mësuesja më e mirë për mua”, pohon ajo.

Degradimi i vlerave artistike në kohën tonë e zemëronte pa masë. “Artit i duhet promovimi i përhershëm, nuk kultivohen vlerat estetike ad hoc, tash u bë mirë që po kthehen disa Festivale, sikur ai i Karikatures në Ferizaj nga Shoqata “Hithi”’, komenton ajo.

Zbukurimi i vazove të ndjek në çdo kënd të banesës së saj, aty nuk kishte lule, por të punuara nga dora e zj.Lule ato vërtetë kundërmonin plot aromë artistike. / KultPlus.com

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Komuna e Prizrenit publikon listën përfituese të atyre që kanë plotësuar kriteret për rregullimin e kulmeve

Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në komunën e...

Reduktohen linjat e transmetimit, qytetarët do të paguajnë 70 milionë euro më shumë transport energjetik

Nga gjashtë linja transmetimi, u reduktuan në dy. Në këtë...

Nis zgjerimi i rrugës Tetovë-Prizren

Komuna e Tetovës tashmë ka nisur punët rreth projektit...

ShSKUK: Viti 2024 ka shënuar rekord të rezultateve në fushën e Kardiologjisë Invazive

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), përkatësisht Klinika e...

Komuna e Prizrenit njofton të gjitha OJQ-të që veprojnë në fushën e shërbimeve sociale

Komuna e Prizrenit përkatësishtë Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort