Në rrjetin social Telegram po shpërndahen fotografi eksplicite të grave dhe vajzave të mitura, profilet e rrjeteve të tyre sociale, vendbanimi, numrat madje edhe çmime për shërbime seksuale.
Grupi ka grumbulluar më shumë se 72 mijë anëtarë nga Kosova vetëm në një vit, por shihet se po kërkohet për më shumë anëtarë, duke ia dërguar linkun njëri-tjetrit. Rastet e abuzimit te të rinjtë në rrjetet sociale padyshim se lënë pasoja shumë të rënda te viktimat, në aspektin psikik të tyre.
- Reklama -
Që nga fillimi i vitit egziston “Albkings”, megjithëse deri më tani askush nuk është përgjigjur penalisht për keqpërdorimin e të dhënave personale dhe shfrytëzimin e femrave në internet.
- Reklama -