Ditët e fundit është vënë re një “tendencë” e ngritjes së çmimeve të derivateve në disa pompa të benzinës.
Indeksonline ka kontaktuar kryetarin e Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjanin, i cili ka thënë se edhe në tregjet ndërkombëtare dhe berzë është duke pasur rënie dhe rritje të çmimeve.
“Çfarë çmimesh do të kemi në ditët në vijim s’mundemi me paragjyku sepse po ka rënie apo rritje në tregjet ndërkombëtare. Trendi i derivateve është në zbritje, e Kosova është treg i hapur dhe i lirë. Ju e dini se para disa viteve, disa kompani janë në gjykatë shkaku i çmimit, sepse ka çmim të njejtë dhe çmim kartel” tha Berjani.





