Vazhdojnë të rriten tensionet në det mes NATO-s dhe Rusisë. Anija më e fuqishme luftarake e Marinës ruse, e quajtur “Varyag” aktualisht ndodhet disa dhjetëra kilometra larg nga Salento, në Itali, në hapësirën detare midis Italisë dhe Korfuzit, jo shumë larg kufirit detar të Shqipërisë.
E njohur si binjakja e anijes “Moskva”, që u shkatërrua nga forcat ukrainase në Detin e Zi, “Varyag” po lundron në brigjet e Pulias.
“Varyag” po lëviz në detin Jon e shoqëruar nga një anije tjetër mbështetëse, e quajtur “Admiral Tributs”, e cila e mbron atë nga sulmet e mundshme ajrore ose me nëndetëse.

![Luftanija ruse pozicionohet përballë Shqipërisë [FOTO]](https://assets.tvprizreni.net/uploads/2022/06/ba.webp)




