Tri ditë pasi oficerët e doganës kanë arritur të parandalojnë një kamion në Drenas i cili transportonte 13 440 litra etanol nga Mitrovica, sot kanë ushtruar bastisje në një depo të dyshuar për posedim të mallrave kontrabandë në periferi të Prishtinës.
Këto dy aksione të mëdha të doganës kanë ardhur pas informatave të siguruara përmes rrugëve operative nga njësitet anti-kontrabandë, raporton IndeksOnline.
Në rastin e Drenasit është arritur të parandalohet kontrabandimi i 13 440 litra Alkool koncentrat 96% Etanol me vlerë prej 23,923.20€ (me origjine nga Serbia). Derisa shmangiet nga Detyrime Doganore të llogaritura për te rast jane 83,253.27 Euro.







