Gjimnazi “Loyola-gymnasium” përmes një shkrimi kanë njoftuar se sot kanë mirëpritur 11 nxënës dhe 2 mësimdhënës të Gjimnazit Françeskan të Visokos nga Bosnja e Hercegovina.
Njoftimi i plotë:
Kishim kënaqësinë sot t’u uronim mirëseardhje 11 nxënësve dhe 2 mësimdhënësve të Gjimnazit Françeskan të Visokos nga Bosnja e Hercegovina, të cilët prej 6-12 nëntor do të qëndrojnë në shkollën tonë, si pjesë e projektit të shkëmbimit “Supeshkollat”, ku marrin pjesë nxënës të Ballkani Perëndimor.
Ky projekt i cili menaxhohet nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor dhe financohet nga një konsorcium i donatorëve synon nxitjen e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit në mes nxënësve të rajonit tonë, duke e vënë theksin në ndërtimin e paqes dhe të mirëkuptimit.
Gjatë kësaj kohe, nxënësit do të kenë mundësi të marrin pjesë në punëtori të ndryshme, të drejtuara nga mësimdhënësit tanë, në lidhje me ndërtimin e paqes, zgjidhjen e konflikteve, menaxhimin e emocioneve, dialogun ndërkulturor etj.
Pëveç kësaj, nxënësit do të kenë mundësi të mësojnë rreth kulturës, traditës, historisë dhe gjuhës së njëri-tjetrit, me qëllim të përafrimit të lidhjeve mes bashkëmoshatarëve të Ballkanit dhe nxitjes së marrëdhënieve të shëndosha dhe të sinqerta. Ne, si institucion, jemi të lumtur që kontribuojmë në procesin e bashkëpunimit dhe marrdhënieve të shëndosha në mes shteteve të Ballkanit Perëndimor.