Me një program të pasur me këngë, pjesë koreografike e deklamim vargjesh të bukura poetike, i përgatiur me shije e përkushtim të veçantë nga nxënësit dhe mësimdhënësit e tyre, “Loyola-Gymnasium” në Prizren ka festuar dje ditëlindjen e 16-të të Kosovës së pavarur.
“Loyola-Gymnasium” e feston 17 shkurtin – Ditën e Pavarësisë së Kosovës me një program të pasur kulturor – artistik

Në fjalën e rastit, drejtori i “Loyola-Gymnasium”, Enver Sulaj i ka përgëzuar nxënësit dhe mësimdhënësit në këtë ditë të shenjtë të historisë më të re të Kosovës, duke theksuar se janë të rinjtë dhe të rejat që po rriten në liri, të cilët do t’i shpiejnë përpara proceset zhvillimore dhe të përparimit të vendit, duke u frymëzuar nga e kaluara e lavdishme dhe sakrificat e brezave të shumtë që kanë vënë themelet e shtetit dhe të lirisë sonë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

