LAJME

“Loyola-Gymnasium” dhe “Concordia projekte sociale” vijojnë bashkëpunimin në të mirë të komunitetit 

“Loyola-Gymnasium” dhe “Concordia projekte sociale” vijojnë bashkëpunimin në të mirë të komunitetit 
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Mars 2023, 21:49

Në një takim të drejtorit të “Loyola-Gymnasium”, z. Enver Sulaj me drejtoreshën ekzekutive të organizatës ndërkombëtare “Concordia Projekte Sociale”,  Mirela Lavriç, është biseduar lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm dhe idetë për projekte të reja në të ardhmen.

Misioni i përbashkët në edukimin dhe arsimimin e të rinjve dhe dhënia e mundësive të barabarta për të gjithë, vijon të jetë bazë e bashkëpunimit, ku përfitues do të jenë të gjitha komunitetet.

Pjesëmarrja në programe të përbashkëta kulturore-artistike, angazhimi i nxënësve të “Loyola-Gymnasium” si vullnetarë, por edhe mbështetja në shkollimin e nxnënsve që vijnë nga  “Concordia Projekte Sociale” dëshmojnë përkushtimin dhe angazhimin tonë si institucion në dobi të përgjitshme.

Në këtë takim, të pranishme ishin edhe zv. drejtoresha e “Loyola-Gymnasium”, Shqipe Sharani dhe Gjeneta Çoçaj, koordinatore e  “Concordia Projekte Sociale”.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika