Bazuar në të dhënat e publikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI), nxënësit e klasave të nënta të “Loyola-Gymnasium” kanë treguar rezultat të jashtëzakonshëm në Testin e Arritshmërisë. Në këtë test, nxënësit tanë kanë shënuar arritshmërinë 81.45 për qind.
Pas punës me përkushtim, pasion e profesionalizëm, një rezultat i tillë na bën të lumtur të gjithëve në ALG dhe na motivon për të vijuar tutje përmbushjen e misonit tonë fisnik e të shenjtë, thuhet në një njoftim në faqen zyrtare të këtij institucioni arsimor, ndër më të suksesshmit në vendin tonë.