Loti Celina është larguar nga futbolli norvegjez dhe është transferuar në Shqipëri.
Mbrojtësi i djathtë i Përfaqësueses së Kosovës U21 ka nënshkruar me gjigantin shqiptar Partizanin e Tiranës.
Celina është pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U-21, teksa luan në krahun e djathtë në mbrojtje, ndërkohë që së fundmi ka qenë pjesë e Stromsgodset në Norvegji.
20-vjeçari në të kaluarën ka luajtur edhe për 23-vjeçarët e Swanseas në kampionatin anglez.






