LAJME

Lokaliteti Arkeologjik po hapet në qendër të Prizrenit

Lokaliteti Arkeologjik po hapet në qendër të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Korrik 2023, 12:41
Pas shumë vitesh nga zbulimi, lokaliteti arkeologjik është konservuar dhe integruar në hapësirën publike të Sheshit të Lidhjes, dhe po hapet për qytetarët dhe vizitorët e Prizrenit.
Në kuadër të përurimit më 7 korrik, do të zhvillohet edhe aktiviteti “Arkeologët e vegjël – vizatojmë të kaluarën”, cili u mundëson fëmijëve të grupmoshave 10-15 vjeç të përdorin imagjinatën dhe aftësitë artistike për të sjellë në jetë një gjetje arkeologjike përmes vizatimit.
Ky projekt është realizuar në kuadër të programit Integrimi i Trashëgimisë Kulturore në Planifikim Hapësinor, i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe i mbështetur nga UN-Habitat Kosova, përmes Programit të Zhvillimit Gjithëpërfshirës të financuar nga Qeveria e Suedisë.
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika