LAJME

Lokacioni i varrezave të reja i bartet në pronësi komunës së Prizrenit

Lokacioni i varrezave të reja i bartet në pronësi komunës së Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Shtator 2024, 18:19

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar përmes një postimi në facebook, se prona e lokacionit të varrezave të reja në afërsi të Landovicës i është bartur në pronësi komunës, ka njoftuar ai.

“Qytetarë të nderuar, pas përfundimit të procedurave të kthimit të pronës (shpronësimit) së ish-Ndërmarrjeve Shoqërore në pronë komunale, ju njoftojmë se tani prona e destinuar për varrezat e qytetit në Landovicë, në hapësirë prej 575,524 m², është bartur në emër të Komunës së Prizrenit.

Kjo është një e arritur për komunën tonë, pasi varrezat e vjetra të qytetit nuk kishin hapësirë të mjaftueshme. Tani, Komuna e Prizrenit ka zgjidhur një problem madhor për qytetarët e saj. Kjo hapësirë do të përdoret për të gjitha komunitetet që jetojnë në komunën tonë. Ju faleminderit për mirëkuptimin!”, ka shkruar kryetari Totaj.

Mund të jetë një imazh i harta, plan, planimetri e katit dhe teksti

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika