LAJME

Loja me Turqinë – trajneri i Kosovës, Foda: Gjasat janë 50-50

Loja me Turqinë – trajneri i Kosovës, Foda: Gjasat janë 50-50
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Mars 2026, 09:04

Në prag të lojës me Turqinë, trajneri i Kosovës, Franco Foda, ka mbajtur sot një konferencë për media, gjatë së cilës ka dhënë disa deklarata.

“Ekipi i Turqisë është shumë i fortë. Ka lojtarë individualë si Yildiz, Guler, Çalhanoglu. Ka shumë lojtarë kualitativë, por edhe ne kemi kualitet. Shanset janë 50-50, do të bëjmë të pamundurën, do të japim gjithçka që ta fitojmë ndeshjen”. 

Foda thotë se Kosova është e përgatitur edhe për penallti.

“Nuk mund të bëj parashikim sa do të zgjasë loja nesër. Ka mundësi të shkoi në 120 minuta dhe të ketë penallti. E rëndësishme që jemi të përgatitur për të gjithë skenarët”.

“Nuk do ta zbuloj sot taktikën. E njohim anën e fortë, por edhe dobësitë e Turqisë. E rëndësishme që edhe nesër të performojmë me idetë tona. Ekipi i Turqisë është i fortë. E rëndësishme që të jemi kompakt. Me rëndësi është që kur ta kemi topin të kthehemi menjëherë në kundërsulm”, tha ai.

“Padyshim që vërehet që kemi të bëjmë me një ngjarje shumë të rëndësishme. Nuk ka pasur kaq shumë gazetarë ndonjëherë. Është shumë e rëndëisshme si për Kosovën ashtu edhe për Turqinë. Ne po luajmë për Botëror. Është shans që vjen njëherë. Është mirë që ka eufori, por e rëndësishme që ta mbajmë kokën të qetë dhe t’i përmbahemi planit të lojës. Por është mirë edhe të jemi të motivuar”, shtoi ai./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika