Dogana e Kosovës me qëllim mbrojtjes së shoqërisë dhe luftimit të krimit dhe kontrabandës ka ndërmarrë veprime konkrete, tha drejtori i Doganave të Kosovës Agron Llugaliu para mediave.
Më tej ai theksoi se Dogana e Kosovës në vitin e kaluar ka treguar rezultate të mëdha edhe të zbulimi i mallrave të ndaluara të cilat nuk kanë ndikim të drejperdrejtë në taksa, por efekti në mbrojtjen e shoqerisë është shumë i lartë, ku me veprimet e zyrtareve të Doganës janë zbuluar 83.6 kg substancë narkotike Heroinë.





