LAJME

Liz Truss jep dorëheqje nga posti i kryeministres britanike

Liz Truss jep dorëheqje nga posti i kryeministres britanike
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Tetor 2022, 15:51

Liz Truss ka dhënë dorëheqje nga posti i kryeministres së Britanisë së Madhe.

Duke folur në Downing Street, ajo tha se e kishte njoftuar Mbretin Charles se do të jepte dorëheqje nga pozita e udhëheqëses së Partisë Konservatore.

Para dhjetëra gazetarëve, Truss tha se e mori postin në një kohë “paqëndrueshmërie të madhe ekonomike dhe ndërkombëtare”.

“Unë e pranoj…duke pasur parasysh situatën nuk mund ta realizoj mandatin me të cilin u zgjodha nga Partia Konservatore”, tha ajo, shkruan BBC.

Truss njoftoi se do ta ushtrojë postin e kryeministres derisa të zgjedhet një pasardhës/e.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika