LAJME

Lista Serbe thotë se Kuvendi nuk është konstituuar

Lista Serbe thotë se Kuvendi nuk është konstituuar
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Tetor 2025, 12:36

Deputeti i Listës Serbe Igor Simiq, në deklarimin e tij pas seancës konstituive ka thënë se Kuvendi nuk është konstituuar.

“Sot nuk ka përfunduar konstituimi i seancës së Kuvendit dhe mos lejoni të ju gënjejnë”, ka theksuar ai.

Nëntë deputetët e Listës Serbe, të premten kanë dështuar që të marrin votat e mjaftueshme për t’u bërë nënkryetar të Kuvendit.

Pas kësaj me shumicë votash nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb është zgjedhur deputeti Nenad Rashiq./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika