- Reklama -

Lista Serbe për emërimin e Rashiqit: Lëvizje diktatoriale e Kurtit, do të ankimojmë në Gjykatën Kushtetuese

Lista serbe bëri të ditur se vendimi antikushtetues për emërimin e Nenad Rashiqit ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Republikës së Kosovës, pa pëlqimin e deputetëve serbë, është shembulli më i mirë i veprimit autokratik, diktatorial, antikushtetues, ilegal  të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Siç thuhet në njoftim, pas shkeljes së vazhdueshme të Marrëveshjes së Brukselit, Kurti edhe një herë ka treguar se nuk i respekton as aktet ligjore të Kosovës nëse janë në interes të popullit serb.

- Reklama -

“Konkretisht, me këtë emërim, Albin Kurti ka shkelur nenin 96, paragrafin 5 të Kushtetutës, ku thuhet se për emërimin e një ministri nga radhët e popullit serb, i cili nuk është deputet, duhet të jetë pëlqimi i shumicës së deputetëve serbë. gjë që nuk e ka bërë Albin Kurti, e as Rashiq nuk e ka mbështetjen e deputetëve tanë”, thuhet në deklaratën e Listën Serbe.

Ata thonë se emërimi antikushtetues i Nenad Rashiqit është rezultat i veprimit të Kurtit për të pasur me vete serbët besnikë, të cilët do ta vënë interesin e tyre personal para atij kombëtar dhe që nuk kanë asnjë mbështetje nga populli serb në Kosovë.

Ata shtojnë se kundër “lëvizjes diktatoriale të Albin Kurtit, deputetët e Listës Serbe do të bëjnë ankesë në Gjykatën Kushtetuese, e cila do të duhet të konfirmojë pa vonesë se është shkelje e kushtetutës dhe shkelje e të drejtave të popullit serb”.

“Kjo tregoi se sa me rëndësi strategjike ishte verifikimi i mandateve të deputetëve të Listës Serbe në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe mos lejimi i disa serbëve të Kurtit që të vendosin për interesat e popullit serb në vend të Listës Serbe. “, theksuan ata në deklaratë./FrontOnline/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia kërkon ndihmë për ta identifikuar e arrestuar këtë person

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për...

Aksident mes dy veturave në Prizren, tre persona mbesin të lënduar

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon...

Reduktohen linjat e transmetimit, qytetarët do të paguajnë 70 milionë euro më shumë transport energjetik

Nga gjashtë linja transmetimi, u reduktuan në dy. Në këtë...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort