LAJME

Lista Serbe nis fushatën me himn të Serbisë dhe premtimin për “çlirim nga Kurti”

Lista Serbe nis fushatën me himn të Serbisë dhe premtimin për “çlirim nga Kurti”
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Shtator 2025, 19:11

Tubimi ka nisur me himnin e Serbisë, e në fjalimet e zyrtarëve serbë nuk pati premtime për projekte të ndryshme, siç bëjnë kandidatët për zgjedhjet lokale. Të gjitha fjalimet ishin politike dhe të koncentruara kundër Qeverisë në detyrë. Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka thënë se më 12 tetor qytetarët, sipas tij, do të çlirohen nga kryetarët jolegalë dhe jolegjitim në Mitrovicë të Veriut dhe në tri komunat e tjera veriore, të banuara kryesisht me serbë.

Subjekti më i madh i serbëve në Kosovë, Lista Serbe, ka nisur fushatën për zgjedhjet lokale të 12 tetorit në Mitrovicë të Veriut.

Tubimi ka nisur me himnin e Serbisë, e në fjalimet e zyrtarëve serbë nuk pati premtime për projekte të ndryshme, siç bëjnë kandidatët për zgjedhjet lokale.

Të gjitha fjalimet ishin politike dhe të koncentruara kundër Qeverisë në detyrë.

Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, ka thënë se më 12 tetor qytetarët, sipas tij, do të çlirohen nga kryetarët jolegalë dhe jolegjitim në Mitrovicë të Veriut dhe në tri komunat e tjera veriore, të banuara kryesisht me serbë, transmeton Kossev.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika