Lista Serbe ka reaguar ashpër ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kjo pasi që pjestarë të kësaj force u panë të martën duke shpërndarë maska mbrojtëse në Graçanicë e Partesh.
“Në emër të popullit serb, ne dënojmë ashpër provokimin e sotëm të pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë së Kosovës të cilët, nën pretekstin e luftimit të virusit korona, shqetësuan njerëzit tanë në jug të lumit Ibër me automjete të blinduara. Ky provokim tinëzar është i paparë, dhe ne e kuptojmë qartë atë, por gjithashtu e dënojmë publikisht, qartë dhe me zë të lartë.” thuhet mesa tjerash në komunikatën e LS-së që kryetar e ka Goran Rakiq, ministër në qeverinë e Kosovës.
Që nga e hëna FSK-ja ka nisur aksione gjithë andej Kosovës për ofrimin e maskave për qytetarët e qytetaret kjo si masë mbrojtëse ndaj COVID-19.





