LAJME

Lista Serbe e pret Lajçakun në takim, kërkojnë formim të menjëhershëm të Asociacionit

Lista Serbe e pret Lajçakun në takim, kërkojnë formim të menjëhershëm të Asociacionit
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Mars 2023, 17:31

Përfaqësuesit e Listës Serbe janë takuar sot me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.

Përfaqësues të kësaj partie politike i kanë shprehur Lajçakut parakushtet që ata konisderojnë se duhet të plotësohen në atë formë që t’i hapet rrugë normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Listës Serbe, një prej tyre dhe më esenciali, është formimi i Asociacionit.

Në këtë takim, të pranishëm ishin Goran Rakiq, Igor Simiq dhe Dalibor Jevtiq.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika