- Reklama -

Lista Serbe dhe Demokracia Serbe certifikohen për zgjedhjet lokale

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se janë bërë të plotfuqishme vendimet lidhur me zbatimin e vendimeve të PZAP-së, për certifikimin e Listës Serbe dhe Demokracisë Serbe.

Ai ka thënë se lidhur me ketë ka konfirmim nga Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë çështje për të trajtuar sipas ankesës.

- Reklama -

“Lidhur me zbatimin e vendimeve të PZAP-së, kemi dy vendime tanimë të plotfuqishme nga PZAP-ja. Njëra A3/25 lidhur me urdhërimin për certifikimin e Listës Serbe dhe njëra A6/25 për certifikimin e Demokracisë Serbe. Dy vendimet janë bërë të plotfuqishme, kemi konfirmim edhe nga Gjykata Supreme se nuk ka ndonjë çështje për të trajtuar sipas ankesës. Lidhur me këto, pasi kemi urdhër të prerë për t’i zbatuar, do të lëshohet vendim për zbatimin e këtyre dy vendimeve”- tha Radoniqi në mbledhjen e 01.09.2025.

Po ashtu, Gjykata Supreme ka hedhur poshtë si të palejuar ankesën administrative të Sami Kurteshit dhe Alban Krasniqit nga LVV, të ushtruar kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në lidhje me certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12.10.2025.

Supremja në aktvendimin e saj ka shkruar se Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, në cilësinë e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), kishin paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës kundër vendimit të PZAP-së, me të cilën e kontestuan ligjshmërinë e vendimit të PZAP-së, me propozim që të: anulohet vendimi i datës 23.08.2025 dhe të miratojë vendimin e KQZ-së, të datës 21.08.2025, për moscertifikimin e subjektit politik Lista Serbe, si dhe të kandidatëve të saj për Asamble Komunale./kallxo.com/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort