LAJME

Lista Serbe: “Brigada e Veriut” ekziston veç në kokën e Kurtit

Lista Serbe: “Brigada e Veriut” ekziston veç në kokën e Kurtit
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Qershor 2023, 12:11

Shpallja “organizata terroriste” e të ashtuquajturave “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” në pjesën veriore të Kosovës, nga ana e Qeverisë së Kosovës ka shkaktuar reagimin e Listës Serbe.

Në një reagim, këta të fundit thonë se “Brigada e Veriut” është organizatë virtuale që “ekziston në kokën e Kurtit”.

“Sikur të mos ishte i rrezikshëm, ky aktivitet i Albin Kurtit, Xhelal Sveçla dhe ministrave të tjerë të Prishtinës do të ishte qesharak. Mirëpo, planet që rezultojnë nga ky vendim tregojnë se në vend të de-përshkallëzimit me thirrjen e gjithë bashkësisë ndërkombëtare dhe të gjithë Serbisë, Kurti po planifikon përshkallëzim të mëtejshëm, represion dhe forcimin e parapolicisë, autoriteteve okupuese në veri të Kosovës”, theksoi Lista Serbe.

Sipas LS-së, “Mbrojtja Civile” është integruar moti në institucionet e Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika