• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Sunday, June 4, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Lista “Guxo” merr vendimin: Do të garoj bashkë me VV-në në zgjedhjet lokale

tvprizreni by tvprizreni
July 7, 2021
in LAJME, VENDI
0
Lista “Guxo” merr vendimin: Do të garoj bashkë me VV-në në zgjedhjet lokale
0
SHARES
141
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Udhëheqësja e Listës “Guxo” Donika Gërvalla ka njoftuar se në zgjedhjet lokale do të garojnë bashkë me Vetëvendosjen.

“Prandaj Lista Guxo ka vendosur që në zgjedhjet e ardhshme komunale të marrë pjesë në lista të përbashkëta me Lëvizjen Vetvendosje. Kjo jo vetëm për arsye se Lista e Referendumit (VV + Guxo + Alternativa) arriti fitoren plebishitare në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti, por edhe sepse koalicioni ynë i përbashkët qeveritar ka dëshmuar se din dhe don ta bëjë ndryshimin e premtuar”, ka shkruar ajo.Reagimi i plotë:
Njoftimi i plotë:
Të nderuar anëtarë, mbështetës dhe votues të Listës Guxo,Në zgjedhjet nacionale Lista Guxo ka garuar bashkë me Lëvizjen Vetvendosje dhe së bashku arritëm që me forcën e votës të bëjmë ndryshimin e pritur nga qytetarët e Kosovës. Prandaj jemi të bindur që garimi i përbashkët edhe në zgjedhjet lokale do të sjellë përfundimisht ndryshimin e shumëpritur në Kosovë.
Prandaj Lista Guxo ka vendosur që në zgjedhjet e ardhshme komunale të marrë pjesë në lista të përbashkëta me Lëvizjen Vetvendosje. Kjo jo vetëm për arsye se Lista e Referendumit (VV + Guxo + Alternativa) arriti fitoren plebishitare në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti, por edhe sepse koalicioni ynë i përbashkët qeveritar ka dëshmuar se din dhe don ta bëjë ndryshimin e premtuar.Koalicioni synon shtetin ligjor e me mundësi të barabarta për të gjithë. Askush nuk ka të drejtë që në emër të Listës Guxo, në emër të frymës dhe konceptit të saj politik, të mbledhë vota me destinacion tjetër.Lista Guxo përfaqëson ndryshimin. Të gjithë ata që përqafojnë vizionin politik të Listës Guxo duhet të synojnë ndryshimin e premtuar rrënjësor në vend dhe jo të qenit patericë e koncepteve të tjera politike, të cilat në zgjedhjet e 14 shkurtit janë ndëshkuar rëndë nga qytetarët e vendit.Nryshimet që po vijnë në Kosovë do të krijojnë perspektivë më të mirë për të gjithë. Kjo nuk arrihet me ndarje të posteve shtetërore për militantë partiak, pa ekspertizë e kompetencë profesionale.Ata që ndihen të zhgënjyer për faktin që përzgjedhja në institucionet shtetërore tashmë bëhet në bazë të kritereve profesionale e jo duke shpërblyer militantë partiak, nuk e kanë kuptuar qartë mesazhin që votuesi kosovar dha në zgjedhjet nacionale.Njoftojmë anëtarët dhe simpatizantët e Listës Guxo se gjatë ditëve të ardhshme, së bashku me dy deputetët e Ferizajit të Listës Guxo dhe me mbështetësit dhe aktivistët e shumtë do të takohemi për t’u koordinuar rreth hapave të mëtejmë. Takime të tilla do të mbahen në të gjithë vendin.

Download Premium WordPress Themes Free
Download WordPress Themes
Download WordPress Themes
Premium WordPress Themes Download
free online course
download xiomi firmware
Free Download WordPress Themes
online free course
Previous Post

E pazakontë në Shëngjin, rusi i vjedh targat qytetarit nga Kosova

Next Post

Kosova njofton BE-në për ecurinë e zbatimit të marrëveshjeve

Next Post
Kosova njofton BE-në për ecurinë e zbatimit të marrëveshjeve

Kosova njofton BE-në për ecurinë e zbatimit të marrëveshjeve

Të Fundit

NATO dënon sulmin e Iranit, Stoltenberg: Aleanca po ofron mbështetje

Stoltenberg përshëndet vendimin e Turqisë për dërgesën e trupave shtesë në Kosovë

June 4, 2023
Policia kufitare parandalon dy raste të kontrabandës në kufi me Serbinë

Policia kufitare parandalon dy raste të kontrabandës në kufi me Serbinë

June 4, 2023
Zgjedhjet e reja në veri: Osmani dhe Kurti pajtohen, PDK-ja jo

Kurti: Grupet fashiste që përshkallëzuan situatën në veri janë në listat e pagave në Serbi

June 4, 2023
Kurti thotë se Vuçiqi ia refuzoi ofertën për një asociacion të hartuar nga ai

Kurti për Hetemin: E falënderoj nga zemra për qëndresën e tij shembullore

June 4, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

NATO dënon sulmin e Iranit, Stoltenberg: Aleanca po ofron mbështetje

Stoltenberg përshëndet vendimin e Turqisë për dërgesën e trupave shtesë në Kosovë

June 4, 2023
Policia kufitare parandalon dy raste të kontrabandës në kufi me Serbinë

Policia kufitare parandalon dy raste të kontrabandës në kufi me Serbinë

June 4, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.