Home LAJME Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia

Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia

0
Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës që u arrestua nga Serbia

Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës (MPJD) ka njoftuar se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, është liruar, nga autoritetet e Serbisë.

Ai u mbajt në Rashkë që prej dje (e mërkurë) pas ndalimit në kufi.

MPJD-ja ka njoftuar se ai është duke ardhur në Kosovë.

“MPJD njofton opinionin e gjerë publik se përfaqësuesi i zyrës së Republikës së Kosovës në Serbi, ambasadori Jetish Jashari, ka konfirmuar se zëvendësdrejtorit i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, sapo është liruar dhe ndodhet rrugës për në Kosovë. Në vijim do të njoftoheni për më shumë detaje”, thuhet në njoftimin e publikuar në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here