V.T është liruar nga Klinika e Ortopedisë së Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar drejtori Gani Jashanica.
“Po, ai është liruar nga klinika jonë ku ishte duke u trajtuar”, tha Jashanica.
Pas lirimit ai do të dërgohet në paraburgim.
Terroristi serb u plagos gjatë sulmit në Banjskë të Zveçanit.
Atij i është caktuar një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës, për veprat penale “Kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës” dhe “Kryerja e veprave terroriste”.
Më 24 shtator në veri të Kosovës, Serbia kishte kryer agresion në Kosovë.
Një grup i armatosur dhe terrorist serb i udhëhequr nga Milan Radoiçiq, e ka sulmuar policinë.
Me këtë rast u vra rreshteri i policisë së Kosovës Afrim Bunjaku dhe ishte plagosur edhe polici Alban Rashiti.