LAJME

Lirohet nafta, shtrenjtohet benzina

Lirohet nafta, shtrenjtohet benzina
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Korrik 2022, 08:55

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar për çmimorën e derivateve në vend.

Sipas njoftimit, nafta do të jetë një cent më lirë sesa dje, ndërsa benzina do të jetë një cent më shtrenjtë.

Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.83  €  për litër. Ndërsa çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.76  € për litër, njoftoi ministria të shtunën.

 

Gasi do të jetë me çmim prej 0.78 euro për litër.

Çmimet e lartëcekura vlejnë për datën 02-03/07/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 48 orë nga data dhe ora e publikimit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika