LAJME

Lirohet mjeku nga Podujeva që refuzoi t’i ndihmojë qytetarit të sëmurë

Lirohet mjeku nga Podujeva që refuzoi t’i ndihmojë qytetarit të sëmurë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Prill 2021, 11:08

Është liruar në procedurë të rregullt mjeku nga Podujeva që bëri bujë në opinionin kosovar pasi nuk i ofroi ndihmë qytetarit të sëmurë.Këtë e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Prishtinë përmes një komunikate dërguar mediave.

Tutje thuhet se i dyshuari me inicialet I.H është liruar dje në orën 17:30.
Më poshtë edhe njoftimi i plotë.
Prishtinë, 17 prill 2021 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ju njofton se i dyshuari-mjeku me inicialet I.H., i cili ishte ndaluar më 15.04.2021, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, në drejtim të veprës penale “Mosdhënia e ndihmës mjekësore”, nga neni 255 të KPRK-së, i njëjti, më 16.04.2021, në orën 17:30, është liruar në procedurë të rregullt.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika