LAJME

Lirohen tre policët e kidnapuar nga Serbia

Lirohen tre policët e kidnapuar nga Serbia
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Qershor 2023, 10:44

Janë liruar tre policët të cilët janë rrëmbyer nga Serbia.

Këtë për Klan Kosovën e ka konfirmuar avokati i njërit prej policëve, Gradimir Nalliq.

Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovës.

Tre policët ishin kidnapuar më 14 qershor të këtij viti. Institucionet kanë bërë të ditur se ata ishin kapur brenda territorit të Kosovës nga njësi speciale serbe. Për lirimin e tyre kanë bërë thirrje Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Ata ishin kidnapuar pranë një tryeze të improvizuar ku po ushqeheshin. Kidnapimi ishte konsideruar akt agresioni i kryer nga Serbia.

Ministri i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Szijjarto ka thënë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq e ka informuar kryeministrin Viktor Orban për lirimin e policëve.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika