LAJME

Lirohen masat edhe për gastronominë, do të punohet pa kufizime

Lirohen masat edhe për gastronominë, do të punohet pa kufizime
TV Prizreni
TV Prizreni
1 Mars 2022, 19:19

Qeveria e Kosovës sapo ka miratuar masat e reja antiCovid19.

Masat janë liruar edhe për sektorin e Gastronomisë, ku mund të punojnë në orar të rregullt – pa kufizime.

Sipas vendimit të Qeverisë, lokalet iu kthehen “rregullave të tyre” të orarit.

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të zhvillojnë aktivitetin e tyre.Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në 50% e kapacitetit të hapësirës”, thuhet në vendim.

Klientët duhet të jenë të vaksinuar së paku me dy dozat ose dëshmi se personi ka kaluar Covid19 në 90 ditët e fundit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika