LAJME

Lirohen aktivistet Neri Ferizi dhe Anita Mjeku që ishin arrestuar pas protestës para Qeverisë

Lirohen aktivistet Neri Ferizi dhe Anita Mjeku që ishin arrestuar pas protestës para Qeverisë
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Dhjetor 2022, 13:13

Lajmin e ka konfirmuar vet organizata e cila tha se sot, Gjykata Themelore në Prishtinë vendosi t’i lirojë dy aktivistet e arrestuara për protestën e datës 1 dhjetor në kundërshtim të vrasjes së grave.

“Arrestimi i tyre i panevojshëm dhe jolegjitim, veç sa na jep forcë për të vazhduar dhe zgjeruar rezistencën tonë të drejtë në kërkim të sigurisë dhe lirisë për të gjitha vajzat dhe gratë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Më herët për arrestimin e tyre kishte reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila kritikoi Prokurorinë për arrrestimin e tyre. /Zëri

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika