Drejtuesit e KF “Liria” kanë vazhduar me transferimet e radhës në prag të fillimit të përgatitjeve. Ditën e sotme, është zyrtarizuar kontrata me përforcimin e radhës, sulmuesin Jasmin Raboshta, ish lojtarë i skuadrave nga Shqipëria, Turqia dhe Kosova, ka njoftuar faqja zyrtare e klubit prizrenas. “FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë se Jasmin Raboshta ka nënshkruar kontratën për sezonin e ardhshëm me klubin.
Raboshta, një sulmues me përvojë të madhe si në ligën shqiptare, të Kosovës poashtu të Turqisë, pritet të sjellë një kontribut të rëndësishëm në qendrën e sulmit të ekipit.





