Në kuadër të javës së VII-të të Ligës së Parë të Kosovës në futboll, skuadra e Lirisë para shikuesve të vet në “ Përparim Thaçi”, ka mposhtur skuadrën Phoenix me rezultat 2:0 duke vazhduar serinë prej tre fitoreve rresht në javët e fundit. Prizrenasit kaluan në epërsi qysh në minutën 10- të takimi përmes, Fitim Susurit, i cili u tregua i saktë nga penalltia që u dakordua në favor të vendasve.
Liria shënoi fitoren e tretë me radhë, i afrohet kreut të tabelës

Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim. Në pjesën e dytë mysafirët më shumë e kishin në posedim topin, mirëpo ishin vendasit të cilët me kundersulme të rrezikshme atakonin më shpesh portën e të parëve. Epilogun përfundimtar të ndeshjes e vulosi qendërsulmuesi, Astrit Berisha, i cili u gjend më së miri në zonën e portierit mysafir duke shënuar nga afërsia në minutën e 66- të takimit.
Pas shënimit të golit të dytë, prizrenasit krijuan edhe shumë raste të tjera për të thelluar epërsinë e arritur, mirëpo në momentet vendimtare ata u treguan të ngathtë para portierit mysafir. Me këtë fitore, skuadra e Lirisë është ngritur në tabelën e klasifikimit me 11 pikë të tubuara, duke u vënë në ndjekje të skuadrave që i prijnë tabelës si : Rahoveci e Phoenix, që kanë grumbulluar 16 respektivisht 13 pikë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Sekuestrohen 14 motoçikleta dhe 1 trotinet në Prizren në kuadër të planit operativ “Siguria në shkolla” dhe “Siguria në trafik”

Arratisje nga stacioni policor në Prizren: 17-vjeçari dëmton grilat e dritares dhe ikën, Policia vihet në kërkim të tij

Dy persona dyshohet se sulmuan një polic në Prizren

